Udhëtimi në Shengen/ Ambasada e BE jep njoftimin zyrtar: Nga 12 tetori nis sistemi i ri…

Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë

Përditësim i rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen!
Nga data 12 tetor 2025, një sistem i ri i menaxhimit të kufijve, Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë:

të dhënat nga dokumenti i udhëtimit

datat e mbërritjes dhe të largimit

të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës)
Nuk kërkohet të bëni asnjë veprim para udhëtimit. Nuk ka asnjë tarifë shtesë.
Për më shumë informacion nga burimi zyrtar
https://travel-europe.europa.eu/ees

gijotina.com/

The post Udhëtimi në Shengen/ Ambasada e BE jep njoftimin zyrtar: Nga 12 tetori nis sistemi i ri… appeared first on GIJOTINA.