Bayern Munich është një nga tre skuadrat me pikë të plota në fazën e kampionatit të Champions League, së bashku me Real Madrid dhe Inter. Gjermanët në ditën e dytë u imponuan 5-1 në fushën e Pafos, fitore e dytë dhe diferencë golash e zgjeruar. Pas ndeshjes, megjithatë, Manuel Neuer pati rastin të diskutonte me një gazetar që në mënyrë të tërthortë i kishte bërë një kritikë për golin e pësuar.
Pafos-Bayern Munich 1-5
Ndeshja përfundoi 5-1, Bayern në fund të pjesës së parë kishte realizuar tashmë katër gola. Skuadra e drejtuar nga Kompany është e vetmja skuadër që ka fituar të gjitha ndeshjet sezonale në pesë kampionatet kryesore europiane, me pikë të plota në Bundesliga dhe në Champions. Goli i pësuar nga Neuer ishte një njollë e vogël, por vetëm për diferencën e golave. Goditja e Orsic, sipas një gazetari që e intervistoi pas ndeshjes, nuk ishte e papërballueshme. Kjo konsideratë hapi rrugën për një debat të shkurtër por pikant.
Përgjigjja e ashpër e Neuer dhe batutat me gazetarin
Në pyetjen nëse gjuajtja ishte e pamundur të ndalej, portieri 39-vjeçar tha: “Po, ishte e pandalshme”. I ngacmuar: “Reagove me vonesë?”, Neuer nxjerr personalitetin dhe përgjigjet: “Jo. Po ti, ke qenë portier?”. Përgjigjja ishte negative, idhulli i Bayern merr sërish fjalën dhe vazhdon duke përshkruar episodin dhe duke dhënë një thumb të fortë: “Për fat të keq nuk ke qenë portier. Topi fillimisht u nis drejt, pastaj mori një trajektore të ndryshme. Shihet që relativisht vonë merr një trajektore tjetër, duke u kthyer djathtas. Po të luaje futboll do ta dije për çfarë po flas. Kjo është përgjigjja për pyetjen”.
Raphaël Guerreiro’s deft finish
Oršić with the sublime shot
Hauge’s stunning effort
Precision from Paixão
Best goal here?@Heineken | #UCLGOTD pic.twitter.com/9BewgxqGMZ
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 30, 2025
Neuer ka fituar 101 ndeshje në Champions
Jo një shkëmbim miqësor mes Neuer dhe këtij gazetari, një shkëmbim që mbylli një mbrëmje në mënyrën e vet ‘historike’ për portierin që vazhdon të grumbullojë rekorde jetëgjatësie. Sepse ajo në Qipro ishte fitorja e 101-të në Champions për numrin një bavarez, që kështu barazon Iker Casillas dhe mbetet në ndjekje të ish-shokut Thomas Müller (111) dhe të primatit të fitoreve të Cristiano Ronaldos (115).
The post Neuer provokon gazetarin: “Ke qenë gjë portier? Po të luaje futboll do ta kuptoje” appeared first on Lapsi.al.