Nicole Kidman dhe Keith Urban ndahen pas 19 vitesh martesë

Nicole Kidman dhe Keith Urban  janë ndarë pas një martese që zgjati afro dy dekada.

Një burim i afërt me familjen Kidman ka zbuluar se “motra e Nicole, Antonia, ka qenë një mbështetje e madhe, dhe e gjithë familja është bashkuar për ta përkrahur atë në këtë periudhë të vështirë.”

“Nicole nuk e ka dashur këtë ndarje,” tha burimi. “Ajo ka luftuar për të shpëtuar martesën.”

Sipas TMZ, të cilët raportuan fillimisht lajmin, çifti ka jetuar të ndarë që nga fillimi i verës.

Nicole Kidman dhe Keith Urban u martuan në qershor të vitit 2006 dhe kanë dy vajza së bashku: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14. Kidman ka qenë më parë e martuar me aktorin Tom Cruise.

Në prill 2024, Kidman i tregoi revistës PEOPLE për mbështetjen që merr nga familja, veçanërisht nga Keith Urban. “Jam me shumë fat që kam Keith-in, ai është dashuria ime, dashuria ime e thellë. Ai më jep forcë të bëj gjithçka që dua, sepse e di ku mund të kthehem,” deklaroi ajo në atë kohë.

 

The post Nicole Kidman dhe Keith Urban ndahen pas 19 vitesh martesë appeared first on Lapsi.al.