Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së enjte duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulët, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Kukësit deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Berat dhe Tiranë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
4/16
Diell re
Kukës
-2/9
Diell re
Lezhë
3/12
Diell re
Dibër
-1/9
Diell re
Durrës
4/15
Diell re
Tiranë
4/17
Diell re
Elbasan
2/16
Diell re
Berat
2/17
Diell re
Vlorë
4/16
Diell re
Korçë
-1/9
Diell re
Gjirokastër
2/17
Diell re
Sarandë
5/17
Diell re
The post Parashikimi i motit, 19 Dhjetor 2024 appeared first on GIJOTINA.