Nancy VanHorn takim me Ministren e Brendshme: Trump kundër karteleve, SHBA dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, në takimin e saj të parë me Ministren e Brendshme Albana Koçiu, ka theksuar angazhimin e Presidentit Trump për çrrënjosjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.

Në deklaratën zyrtare thuhet se përmes bashkëpunimit mes forcave të rendit amerikane dhe shqiptare, synohet çmontimi i rrjeteve të paligjshme financiare dhe ndalimi i përdorimit të Shqipërisë si strehë e sigurt për trafikantë dhe elementë të rrezikshëm.

“Duke punuar së bashku, mund të bëjmë të dy vendet më të sigurta”, u shpreh VanHorn.

Deklarata vjen në një moment kur partnerët ndërkombëtarë kërkojnë intensifikim të luftës kundër pastrimit të parave dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës, ku emri i Shqipërisë shpesh është përmendur në raportet zyrtare.

The post Nancy VanHorn takim me Ministren e Brendshme: Trump kundër karteleve, SHBA dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar appeared first on GIJOTINA.