Avokatët e Sean “Diddy” Combs kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të reperit nga burgu, përpara se ai të marrë dënimin zyrtar më 3 tetor.
Ekipi ligjor i reperit “Act Bad” argumentoi se, pasi Combs u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual, rasti i tij nuk justifikon dënimin maksimal prej më shumë se shtatë vitesh që rekomandon departamenti i provës.
“Në dy vitet e fundit, karriera dhe reputacioni i z. Combs janë shkatërruar“, thuhet në dokumentin ligjor të siguruar nga Page Six.
Avokatët kërkojnë një dënim maksimal prej 14 muajsh burg, duke theksuar se Combs ka vuajtur mjaftueshëm në Metropolitan Detention Center në Brooklyn – një nga burgjet më famëkeqe në SHBA.
Ata pohuan se ai ka marrë tashmë “ndëshkimin përkatës për veprën” duke qëndruar në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ku pretendimet flasin për vëzhgim të vazhdueshëm për vetëvrasje, mungesë të aksesit në ujë të pastër dhe ushqim të shëndetshëm. Sipas tyre, kushtet që ai ka përjetuar janë bërë më të rënda sesa ato që përjetojnë shumica e të dënuarve të tjerë në raste të ngjashme.
The post Avokatët e Diddy-t kërkojnë lirimin e reperit: Ka vuajtur appeared first on Lapsi.al.