Gjokutaj, këshilltarëve të PS: Ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhra politikë

Avokati Genc Gjokutaj bëri dallimin mes votës së demokratëve në Këshillin Bashkiak me atë të socialistëve.

“Dhe dua ta sjell në vëmendjen tuaj pavarësisht se bëni dallim e deklaroni të votojmë pro propozimit, por nga pikëpamja ligjore nuk është pika c nenit 62 sepse Veliaj nuk mungon për shkak të vullnetit të tij, gjë që nuk afekton mandatin e tij, por interesi publik na kërkon që ta bëjmë këtë oportunitet. Është rast unikal dhe i pari që një kryetar ndodhet në këto kushte.

Dua ta vë në dukjen tuaj sigurisht që ju do mundoheni ta relativizoni vendimin e Veliajt, por respekti që keni për të është aq sa nuk pranuat të vij të flasë. Votimi jonë pro është njëjtë në formë me votimin tuaj, por ndryshon katërcipërisht në përmbajtje: ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhëra politike, ndërsa vota jonë pro është për interesin e qytetarëve,” tha Gjokutaj.

The post Gjokutaj, këshilltarëve të PS: Ju doni ta shkarkoni Veliajn se zbatoni udhra politikë appeared first on GIJOTINA.