Alimehmeti në Këshillin Bashkiak: Veliaj i ka bërë shkeljet bashkë me ju, po i mbyllni kapitullin

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak për propozimin e shkarkimit nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliaj, demokrati Ilir Alimehmeti u shpreh se do të votojë pro.

Por ai tha se socialistët po e bëjnë këtë për arsye politike, teksa shtoi se nëse Veliaj ka bërë shkelje, nuk i ka bërë vetëm.

“Është e vërtetë që disa prej jush me zor po presin të mbyllet.

Ka qenë objektiv i opozitës vendosjen e kryetarit të bashkisë para përgjegjësisë, por sot është kapitull i mbyllur, e di ai e dini dhje ju, ju po ia mbyllni këtë kapitull.

Ai bashkë me ju i ka bërë këto shkelje. Po ne do ta votojmë pro propozimin për shkarkim”, tha ai.

gijotina.com/

The post Alimehmeti në Këshillin Bashkiak: Veliaj i ka bërë shkeljet bashkë me ju, po i mbyllni kapitullin appeared first on GIJOTINA.