Largohet nga detyra kreu i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë

Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, një emër i njohur nga administrata tatimore në të kaluarën. Papajani ka ushtruar detyrën e drejtorit të Tatimeve gjatë periudhës së qeverisjes së Partisë Demokratike.

Aktualisht, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me këtë ndryshim.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur funksionarë të Partisë Demokratike përzgjidhen nga Edi Rama ose të besuarit e tij dhe emërohen në pozita kyçe.

Një shembull tjetër është ai i Genc Deromanjt, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës, ndonëse ai ishte anëtar i Kryesisë së PD-së. Po ashtu, Blendi Sulaj, i cili ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të PD-së, u emërua nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

The post Largohet nga detyra kreu i FSDKSh, ja kush pritet ta zëvendësojë appeared first on GIJOTINA.