Gjimshiti fitues i “derbit” me Alen Sherrin, Atalanta në krye pas 10 fitoreve radhazi

Në “Unipol Domus” vendasit e Cagliarit u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Goli i Zaniolos në minutën e 66 vendosi ndeshjen, ndërsa Atalanta me 37 pikë vijon të kryesojë renditjen në elitën e futbollit italian. Te Cagliari Alen Sherri vijon të jetë titullar mes shtyllave, me portierin e Kombëtares që nuk kishte asnjë faj te goli i pësuar. Nga ana tjetër Berat Gjimshiti luajti gjithë pjesën e dytë. Atalanta siguron kështu fitoren e dhjetë radhazi.

Serie A, raundi 16-të:

E shtunë, 14 dhjetor 2024

15:00 Cagliari 0-1 Atalanta

18:00 Udinese 1-3 Napoli

20:45 Juventusi – Venezia

Renditja:

gijotina.com/

The post Gjimshiti fitues i “derbit” me Alen Sherrin, Atalanta në krye pas 10 fitoreve radhazi appeared first on GIJOTINA.