Partizani dhe Elbasani dhurojnë spektakël, 4 gola për 1 pikë, verdheblutë rigjejnë veten

Partizani dhe Elbasani e kanë mbyllur në barazim ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua nga Mba në të 13-të por festa nuk iu zgjati shumë të kuqve. Elbasani arriti të shënojë dy gola në të 20-ën me Tsague dhe Mustën në të 29-ën duke përmbysur shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë foli më shumë për Partizanin që pati edhe më shumë raste. Goli i barazimit erdhi nga Janjeva në të 60-ën.

Me këtë barazim Partizani renditet në vendin e 3-të me 30 pikë dhe Elbasani në vendin e 5-të me 22 pikë.

PARTIZANI 2-2 ELBASANI

13′ Mba, 60′ Janjeva/ 20′ Tsague, 29′ Musta

13′ GOOOL PARTIZANI 1-0/ Pas një rrëmuje në zonë, Kristian Mba përfiton duke shtangur portierin e Elbasanit, Razak Abalora

.(VIDEO)

20′ GOOOL ELBASANI 1-1/ Hakaj kroson, Tsague gjen golin e barazimit duke mposhtur Pano Qirkon.

(VIDEO)

29′ GOOOL ELBASANI 1-2/ Qose gjuan nga goditja e dënimit dhe topi shkon për Lilën, ky i fundit pason për Mustën i cili shtang të kuqtë.

(VIDEO)

61′ GOOOL PARTIZANI 2-2/ Ismajli gjuan drejt portës, Janjeva e devijon duke shtangur Abalorën dhe rikthyer baraspeshën

(VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Buxhelaj, Taipi, Sembene, Domgjoni, Mba

Trajner: Aleksandër Veselinoviç

ELBASANI: Abalora, Qaqi, Dros, Tsague, Lajthia, Kasa, Ze Gomesh, Hakaj, Musta, Qose, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

gijotina.com/

The post Partizani dhe Elbasani dhurojnë spektakël, 4 gola për 1 pikë, verdheblutë rigjejnë veten appeared first on GIJOTINA.