Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2024

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti, në orët e para të ditës parashikohet me vranësira kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të territorit. Sipas parashikimeve, më pas do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur lokale e mjegullinë do të paraqitet kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek,  ndërsa valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla

Shkodër
5/15
Re diell

Kukës
-1/10
Re diell

Lezhë
6/15
Diell

Dibër
1/10
Re diell

Durrës
7/18
Diell

Tiranë
6/17
Diell

Elbasan
5/16
Re diell

Berat
4/17
Diell

Vlorë
5/16
Diell

Korçë
-1/9
Re diell

Gjirokastër
2/15
Diell

Sarandë
5/17
Diell

The post Parashikimi i motit, 13 dhjetor 2024 appeared first on GIJOTINA.