Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident ndodhi këtë mbrëmje në aaksin Korçë Pogradec, ku mbeti i plagosur drejtuesi i një motori.

Drejtuesi i motorit u gjet i rrëzuar në rrugë në Qafë Plloçë, por rrethanat mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse drejtuesi, një 18-vjveçar është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi është çuar me urgjencë në spital ndërsa dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. /LAPSI.al

The post Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit appeared first on Lapsi.al.