Aktorja Amanda Seyfried po përballet me valë reagimesh të ashpra pas deklaratave të saj në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e konservatorit dhe aktivistit politik Charlie Kirk.
Në një postim në Instagram të dielën, Seyfried u shpreh se Kirk “ishte i mbushur me urretje”, duke iu përgjigjur një postimi që nxirrte në pah deklaratat e tij kontroverse për abortin, emigracionin, komunitetin e njerëzve me ngjyrë dhe tema të tjera.
Në Instagram Stories, ajo shpërndau një mesazh me përmbajtjen: “Nuk mund të ftosh dhunën në tryezën e darkës dhe të habitesh kur ajo fillon të hajë.” Ky postim u interpretuar si sugjerim që Kirk kishte nxitur vetë vrasjen e tij, gjë që shkaktoi reagime të forta dhe kritika ndaj aktorës.
Shumë përdorues të platformës X (ish-Twitter) reaguan ashpër, duke akuzuar Seyfried se po justifikonte vrasjen e Kirk dhe duke bërë thirrje për bojkot të filmave ku ajo luan. Disa e akuzuan për hipokrizi, duke krahasuar qëndrimet e saj me ngjarje të tjera të dhunshme, si protestat pas vdekjes së George Floyd.
Në Instagram, komentet negative nuk munguan, ku shumë i kërkonin të “bëhej një person më i mirë” dhe e akuzonin se nuk kishte njohuri të mjaftueshme për Charlie Kirk për të bërë ato akuza.
The post Amanda Seyfried përballet me kritika pas komentit për Charlie Kirk appeared first on Lapsi.al.