Rama prezanton programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, Lexo.al siguron pikat

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë gjatë seancës plenare të së enjtes programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Programi synon të konsolidojë arritjet e deritanishme dhe të përshpejtojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas qeverisë, Shqipëria ka në tryezë një plan të dakordësuar me BE-në për të përmbyllur negociatat brenda dy viteve të ardhshme, duke e bërë anëtarësimin në BE një objektiv të arritshëm brenda kësaj dekade.

Pikat kryesore të programit qeverisës përfshijnë:

Ekonomia dhe financat

Ulje e borxhit publik nga 80% në 55%

Trefishim i të ardhurave për frymë

Rritje mbi dyfish e pagës mesatare

Dyfishim i Prodhimit të Brendshëm Bruto

Krijimi i 100 mijë vendeve të reja pune

Mbështetje për sipërmarrjen me politika fiskale lehtësuese

Arsimi dhe kultura

Dyfishim i numrit të nxënësve në arsimin profesional

Laboratorë inteligjentë dhe investime në infrastrukturën universitare

Rritje e pagës së mësuesve

Hapje e qendrave kulturore shqiptare jashtë vendit

Restaurim i objekteve me rëndësi historike

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale

Trefishim i buxhetit për shëndetësinë

Rindërtimi i 400 qendrave shëndetësore dhe 53 spitaleve

Zgjerim i shërbimeve sociale dhe mbështetje për familjet në nevojë

Rritje graduale e pensioneve

Infrastruktura dhe energjia

Vazhdojnë projektet për rrugë, ura dhe tunele

Fokus te Korridori Blu dhe rrjeti hekurudhor kombëtar

Rritje e kapaciteteve prodhuese të energjisë dhe diversifikim burimesh

Mbrojtja, rendi dhe drejtësia

Investime në Forcat e Armatosura dhe strukturat e sigurisë

Krijimi i industrisë ushtarake

Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë

Siguria rrugore dhe parandalimi i krimit në fokus

Turizmi, bujqësia dhe mjedisi

Zhvillim i turizmit elitë dhe ekologjik

Dyfishim i eksporteve bujqësore

Projekte për ujitjen dhe mbrojtjen e tokave bujqësore

Riciklimi dhe menaxhimi i mbetjeve sipas standardeve europiane

Qeveria parashikon gjithashtu përmirësimin e lidhjeve rajonale dhe zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së transportit, përfshirë ndërtimin dhe modernizimin e aeroporteve dhe porteve. Synimi përfundimtar është që Shqipëria të shndërrohet në një destinacion të sigurt, të mirëorganizuar dhe atraktiv për investime, turizëm dhe shërbime.

The post Rama prezanton programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, Lexo.al siguron pikat appeared first on www.lexo.al.