Moti sot, thjellime dhe alternime vranësirash

Sot vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, të cilat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-11 m/s.

Valëzimi në dete pritet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET

Sigla

Shkodër
19/31
Vranësira, diell

Kukës
17/29
Diell, re, pak shi

Lezhë
19/30
Diell, re

Dibër
14/30
Diell, re

Durrës
20/31
Diell, re

Tiranë
22/32
Diell, re

Elbasan
20/33
Diell, re, pak shi

Berat
18/33
Diell, re, pak shi

Vlorë
21/30
Diell, re, pak shi

Korçë
15/28
Diell, re

Gjirokastër
15/34
Diell

Sarandë
21/30
Diell, re

The post Moti sot, thjellime dhe alternime vranësirash appeared first on GIJOTINA.