Nga Eduard Zaloshnja
Tani që rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit janë certifikuar zyrtarisht, mund të bëjmë një radiografi elektorale të atyre rezultateve.
Meqë në këto zgjedhje, ndryshe nga ato të vitit 2021, mund të votonin me postë edhe zgjedhësit e diasporës. Dhe partitë kryesorë zhvilluan njëfushatë të ethshme në diasporë për të shtuar sa më shumë vota nga diaspora.
Brenda vendit, si PS edhe PD-ASHM pësuan rënie në numrin e votave krahasuar me 2021 – PS mori 4.5% vota më pak dhe PD-ASHM plot 33% më pak. Por PS-ja mori mbi 122 mijë vota nga diaspora, kurse PD-ASHM vetëm 47 mijë…
Me ndihmën e votave të diasporës, PS arriti që ta shtojë 11.5% numrin e votave krahasuar me 2021.
Ndër qaret, Shkodra rezultoi me performacën më të lartë elektorale të PS-së, si brenda edhe jashtë vendit. Ndërsa Kukësi rezultoi me më të ultën (shihni tabelën e mëposhtme)
QARKU
Votat 2021
2025
VOTAT GJITHSEJ
+/- nga 2021
Votat pa diasporën
+/- nga 2021
Shkodër
30,296
40,421
+33.4%
34,882
+15.1%
Dibër
28,742
36,791
+28.0%
32,146
+11.8%
Fier
91,572
116,736
+27.5%
97,003
+5.9%
Lezhë
27,269
33,552
+23.0%
27,585
+1.2%
Gjirokastër
24,531
29,685
+21.0%
24,457
-0.3%
Korçë
60,543
68,189
+12.6%
57,213
-5.5%
Berat
42,337
46,523
+9.9%
36,863
-12.9%
Vlorë
59,024
64,560
+9.4%
53,235
-9.8%
Durrës
76,898
84,028
+9.3%
71,310
-7.3%
Elbasan
86,224
93,765
+8.7%
80,144
-7.1%
Tiranë
226,842
230,157
+1.5%
208,114
-8.3%
Kukës
13,856
11,770
-15.1%
10,970
-20.8%
SHQIPËRIA
768,134
856,177
+11.5%
733,922
-4.5%
The post Shkodra, qarku me performacën më të lartë elektorale të PS-së appeared first on www.lexo.al.