Letonia mbyll hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë

Letonia do të mbyllë hapësirën ajrore përgjatë kufirit të saj lindor me Bjellorusinë dhe Rusinë për një javë, pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga dronët rusë, njoftoi sot ministri i mbrojtjes së vendit.

Vendimi do të vlejë deri më 18 shtator, me mundësi për zgjatje, tha ministri i Mbrojtjes Andris Spruds gjatë një konference për shtyp në Riga.

Spruds e cilësoi shkeljen e hapësirës ajrore nga dronët rusë si një shkelje të qartë të hapësirës ajrore të NATO-s dhe tha se Letonia duhet të përgjigjet. Ai qetësoi banorët duke thënë se aktualisht nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë, por masat parandaluese janë të nevojshme.

Mbyllja e hapësirës ajrore lehtëson zbulimin e objekteve fluturuese të paautorizuara.

“Dronët rusë në hapësirën ajrore të NATO-s janë një sinjal paralajmërues dhe duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e sulmeve me dronë”, tha Sprūds.

The post Letonia mbyll hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë appeared first on GIJOTINA.