Carlo Ancelotti mund të buzëqeshë, ndërsa rikuperon gradualisht lojtarët e tij të dëmtuar. Mëngjesin e kësaj të premteje, trajneri i Real Madrid pa dy nga lojtarët e tij kryesorë të kthehen në seancat stërvitore kolektive.
Ky është Vinicius Jr, i dëmtuar që prej 25 nëntorit, ndërkohë që dëmtimi i tij po shërohet më shpejt se sa pritej. Lajmi i madh ka të bëjë eddhe me mbrojtësin David Alaba (32), i munguar që nga dhjetori 2023 pas një këputjeje të ligamenteve të kryqëzuara në njërin gju.
Rehabilitimi i austriakit u zgjat për shkak të problemeve kronike me kërcin e gjurit të dëmtuar. Gjithsesi është ende shumë herët për të ditur nëse dy lojtarët do të mbahen në grupin Merengue të thirrur për t’u përballur me Girona të shtunën.
The post Vinicius Jr. dhe David Alaba rikthehen në stërvitjet kolektive të Real Madridit… appeared first on www.lexo.al.