Silvinjo i suprizon të gjithë, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të zhvillohet në “Europa point stadium”, nis në orën 18:00.

Tashmë, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka vendosur edh për 11-shen që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Në fakt eksperimentet nuk mungojnë, duke filluar nga porta ku është Dajsinani si përfaqësues i Superiores, bashkë me Alijin në krahun e majtë.

Nga emrat e zakonshëm në prapavijë janë Kumbulla në qendër dhe Hysaj djathtas. Ndërkohë ka hapësirë në qendër për Maldini Kaçurrin, i ftuar si “emergjencë” pas largimit të Bajramit.

Treshja e mesfushës është risi gjithashtu, me Berishën, Pajazitin e Bajramin. Kurse në sulm, Daku ështw në qendër, me Asanin në të djathtën e Brojën e spostuar në të majtën.

Më poshtë do të njiheni me titullaret e Kombëtares shqiptare, në sfidën e sotme.

 

The post Silvinjo i suprizon të gjithë, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Gjibraltarit appeared first on GIJOTINA.