Denar Biba tërhiqet, kush garon për kreun e Gjykatës Kushtetuese (Emrat)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës.

KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.

Ndërkohë kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Kushtetuese janë:

Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Genta Tafa Bungo
Naureda Llagami

Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.

The post Denar Biba tërhiqet, kush garon për kreun e Gjykatës Kushtetuese (Emrat) appeared first on Lapsi.al.