Kandidati për deputet në zgjdhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i ftuar në News24, tha se vijon që të ketë besim se do të jetë në parlament.
Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetësuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsikim zgjedhor”.
Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë. Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai nuk janë numëruar dhe se që kjo të vërtetohet është e lehtë, mjafton të happen kamerat e KQZ. Në fund, Kalaja paralajmëroi se çështjen do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar hapjen e gjitha kutive.
Kandidati për deputet i PD, Aulon Kalaja: Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej.
The post “Kam besim se do të shkoj në Parlament”, Aulon Kalaja: Prokuroria po heton falsifikimin appeared first on GIJOTINA.