Ndarja nga jeta në moshën 89-vjeçare e Dhimitër Anagnostit, reagon Begaj

Ka reaguar dhe Presidenti Bajram Begaj pas ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Begaj përmes një postimi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta ditën e sotme të aktorit dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti.

Begaj shkruan se shqiptarët do të vijojnë të admirojnë punën e vyer të Anagnostit ndërsa nga radhët e njerëzve të shquar u shkëput një yll.

“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.

Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti! Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”,  u shpreh Presidenti.

The post Ndarja nga jeta në moshën 89-vjeçare e Dhimitër Anagnostit, reagon Begaj appeared first on www.lexo.al.