Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Ndërsa shumica prej nesh e marrim tokën nën këmbët tona për të mirëqenë, brenda shtresave të saj komplekse, si faqet e një libri, është historia e saj dhe historia jonë, sipas ”The NewsWeek”.

Hulumtimet tregojnë se ka kapituj pak të njohur në atë histori, thellë brenda të kaluarës së Tokës.

Në fakt, duket se bërthama e brendshme e Tokës ka një bërthamë edhe më të brendshme brenda saj.

”Tradicionalisht na është mësuar se Toka ka katër shtresa kryesore: kore, mantel, bërthamën e jashtme dhe bërthamën e brendshme”,  shpjegoi Joanne Stephenson gjeologe e Universitetit Kombëtar Australian.

Nga këto vëzhgime indirekte, shkencëtarët kanë llogaritur se bërthama e brendshme, me temperatura që tejkalojnë 5 000 gradë Celsius përbën vetëm 1% të vëllimit total të Tokës.

Stephenson dhe kolegët e saj gjetën prova që bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë dy shtresa të veçanta.

”Është shumë emocionuese  dhe mund të na detyrojë të rishkruajmë librat e shkollës”, shpjegoi Stephenson.

Ekipi përdori një algoritëm kërkimi për të krahasuar mijëra modele të bërthamës së brendshme me të dhënat e vëzhguara gjatë dekadave për kohën që marrin valët sizmike për të udhëtuar nëpër Tokë, të mbledhura nga Qendra Ndërkombëtare e Sizmologjisë.

Pra, çfarë ka atje poshtë?

Ekipi analizoi disa modele të anizotropisë së bërthamës së brendshme se si ndryshimet në përbërjen e materialit ndryshojnë karakteristikat e valëve sizmike  dhe gjeti se disa modele ishin më të besueshme se të tjerat.

Disa modele sugjerojnë që materiali i bërthamës së brendshme lejon kalimin më të shpejtë të valëve sizmike paralel me ekuatorin, ndërsa të tjera tregojnë se përzierja e materialeve lejon valët të lëvizin më shpejt paralel me boshtin rrotullues të Tokës. Edhe atëherë, ekzistojnë debate mbi shkallën e ndryshimit në këndet e caktuara.

Studimi nuk tregoi shumë ndryshime me thellësinë brenda bërthamës së brendshme, por gjeti një ndryshim në drejtimin e ngadalësimit të valëve në një kënd prej 54 gradësh, ku drejtimi më i shpejtë i valëve është paralel me boshtin.

”Ne gjetëm prova që mund të tregojnë një ndryshim në strukturën e hekurit, gjë që sugjeron ndoshta dy ngjarje të ndara të ftohjes në historinë e Tokës”, tha Stephenson.

Këto zbulime mund të shpjegojnë pse disa prova eksperimentale kanë qenë të papërshtatshme me modelet tona aktuale të strukturës së Tokës.

The post Shkencëtarët zbulojnë një strukturë të fshehur brenda bërthamës së Tokës appeared first on GIJOTINA.