Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e 11 majit Gjin Gjoni, paralajmëroi se për PD-në dhe opozitën, shtatori do jetë një muaj sulmi.
Më tej ai thekson se strategjia e opozitës në parlamentin e ri, duhet të jetë komplet tjetër nga më parë.
Sakaq, vlerësoi grupin e ri parlamentar ku bën pjesë, teksa shtoi se ai do jetë refraktar.
“Jam në takime në zona të caktuara. Në takime me shumë emigrantë që kanë ardhur. Interesi i tyre është shumë i madh. Vazhdoj marr shqetësimet e qytetarëve të zonës. Kam qenë shumë aktiv dhe në rrjetet sociale. Shtatori do jetë një muaj sulmi.
E gjithë mënyra si duhet ndërtuar strategjia e PD duhet të jetë në dimension komplet tjetër. Deri tani jemi marrë me evidentimin e farsës elektorale. Presim raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR. Paralelisht duhet të fillojë dhe analiza e PD, duke ecur me pjesën parlamentare dhe me protestat.
Elementët që janë grupi parlamentar sot, janë me eksperiencë politike. Disa kanë më shumë se 5 6 mandate. Niveli intelektual i grupit parlamentar, është nivel shumë më të lartë. Jeta parlamentare do i ketë vështirësitë e veta për shkak të numrave.
Pjesa kryesore do jetë përgatitja e legjislacionit të ri. Do jemi refraktar. Do jemi bashkëpunues për hyrjen në BE. Gjithmonë në përputhje me standardet demokratike”, tha ai për News 24.
The post “Shtatori muaj sulmi”, Gjin Gjoni: PD duhet të ndryshojë strategji, nuk ecet më kështu appeared first on www.lexo.al.