Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, bën te ditur se sot është zhvilluar një takim me psikologët e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), të cilët sipas tij do të luajnë një rol kyç në përmirësimin e mirëqenies psikosociale të stafit të administratës dhe policisë në sistemin penitenciar.
Në një postim në rrjetet sociale, Qose ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për stafin që përballet çdo ditë me stres dhe ngarkesa emocionale të mëdha.
“Ky është një hap i parë për të ndihmuar stafin tonë që përballet me stres dhe ngarkesë të lartë emocionale çdo ditë. Puna që bëjnë psikologët është jetike.
Me programin e ri që kemi në plan të zbatojmë, do të ofrojmë trajnime dhe mbështetje për të gjithë ata që përballen me ngarkesa të mëdha”, shkruan Qose.
Qëllimi i këtij programi është të ulë stresin dhe të përmirësojë efikasitetin në punë.
“Synimi është i qartë: largimi i stresit dhe kthimi i efikasitetit në punë,” ka shtuar Qose.
Qose thekson se “jemi të gjithë bashkë në këtë rrugëtim për një administratë më të shëndetshme dhe një kulturë pune më mbështetëse”.
The post Qose: Program për mbështetjen psikosociale të administratës dhe policëve në burgje appeared first on www.lexo.al.