Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme shoqëruar me masa ajrore të thata e të ftohta.
Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare e Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare kryesisht në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë do të paraqitet në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
6/16
Diell pak re
Kukës
3/9
Diell re
Lezhë
8/15
Diell pak re
Dibër
-1/8
Diell re
Durrës
6/20
Diell
Tiranë
6/21
Diell pak re
Elbasan
5/18
Diell pak re
Berat
5/22
Diell pak re
Vlorë
7/18
Diell
Korcë
0/9
Diell re
Gjirokastër
3/18
Diell re
Sarandë
6/15
Diell
The post Parashikimi i motit, 3 Dhjetor 2024 appeared first on GIJOTINA.