Të paktën 20 persona janë plagosur dhe 3 persona kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota të SHBA-së, sipas Reuters.
Raportet e mediave lokale thonë se dy persona janë vrarë dhe katër janë plagosur rëndë.
Është e mundur që një bombë të jetë vendosur brenda ndërtesës.
Policia lokale nuk e ka konfirmuar zyrtarisht informacionin fillestar.
Një forcë e madhe policore dhe punonjës shpëtimi kanë nxituar në Kishën e Ungjillit. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 8:30 të mëngjesit të së mërkurës kur policia u thirr për raportime për të shtëna në kishë.
Dëshmitarët përshkruan një burrë të veshur me të zeza, që mbante një pushkë gjahu.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha në një postim se incidenti ndodhi në shkollë. Nuk është e qartë nëse sulmi kishte në shënjestër shërbesën e përditshme në kishë apo në shkollë.
Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse personi i armatosur është arrestuar apo jo.
#BREAKING: Huge police presence outside a Catholic Church in Minneapolis, MN. Reports of multiple critical injuries and several de*ths. The church also houses a K-8 school.
Authorities have shut down nearby roads and ramps. The scene is flooded with law enforcement — an… pic.twitter.com/qC81RPFQt6
— Juan Torres (@juanpodcast1) August 27, 2025
The post Sulm me armë në një shkollë në SHBA, 3 të vdekur (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.