Reshjet intensive/ Korça zbardhet nga dëbora

Reshje bore me intensitet të lartë vijojnë të bien në qytetin e Korçës këtë mbrëmje. Qyteti juglindor është zbardhur nga dëbora, teksa raportohet se deri më tani nuk probleme. Në fshatin Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm. Po kaq trashësia e dëborës ka shkuar edhe në fshatin turistik të Voskopojës.

Në akset nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë trashësia e dëborës shkon nga 5 deri në 10 cm. Drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin goma dimërore në rrugët me prezencë dëbore për të kaluar.

The post Reshjet intensive/ Korça zbardhet nga dëbora appeared first on Lapsi.al.