VV propozon ministrin dhe deputetin Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit, deputetët reagojnë me të qeshura

Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, ka propozuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për kryetar të Kuvendit të Kosovës gjatë seancës konstituive të sotme.

“Sot e kemi një propozim të ri, deputeti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Murati ka bërë një punë të shkëlqyeshme, është e gjatë lista e të arriturave të tij në këtë funksion,” tha Gërvalla.

Propozimi u prit me të qeshura nga disa deputetë të Kuvendit.

The post VV propozon ministrin dhe deputetin Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit, deputetët reagojnë me të qeshura appeared first on www.lexo.al.