Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën (Emri)

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës.

Paraprakisht deklarohet se një person u qëllua me dy plumba në trup, kurse autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Toyota Yaris”.
Shtetasi Altin Lekëgegaj, 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Liridon Rata, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.
 Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një vend parkimi.

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Postblloqe janë ngritur në rrugën që lidh Hamallajn me autostradën Durrës Tiranë, si dhe në këtë aks kombëtar drejt të cilit dyshohet se ka lëvizur autori pas krimit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri në Durrës, 28-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën (Emri) appeared first on GIJOTINA.