Dueli me Flamurtarin, Elbasani nxjerr në shitje biletat dhe publikon çmimet

Elbasani – Flamurtari është një nga duelet më interesante të javës së parë të Superiores.

Përballje kjo që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.

Verdheblutë e Ivan Gvozdenovic do të synojnë ta nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri dhe në shtëpinë e tyre do të kërkojnë fitoren. Gjthashtu shpresojnë te mbështetja e tifozëve në këtë sfidë delikate.

Për këtë klubi ka nxjerr në shitje biletat. Madje kanë bërë të ditur edhe çmimet e tyre që variojnë nga 500 lekë deri në 2000 lekë.

 

The post Dueli me Flamurtarin, Elbasani nxjerr në shitje biletat dhe publikon çmimet appeared first on GIJOTINA.