Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kapshticë. Mësohet se në autobusin që drejtonte 50-vjeçari u gjetën dy thasë me veshje të kontrabanduara nga Greqia.
I arrestuari është identifikuar si Endri Nisi. Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Policia ka sekuestruar veshjet ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
The post Tentoi të kontrabandonte nga Greqia dy thasë me veshje, arrestohet shoferi appeared first on Lapsi.al.