Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka finalizuar sot një operacion në fshatin Papër, ku u arrestua një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, kapën shtetasin E. B., 41 vjeç, teksa qarkullonte me automjet në rrugën e fshatit Papër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30 qershor 2025 kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

The post Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan appeared first on GIJOTINA.