Dinamo ka zyrtarizuar para pak minutash blerjen më të re, fjala është për Saliou Guindo. Ai së fundmi kishte firmosur me Egnatian, por duket se është bindur nga projekti i dinamovitëve.
Pas Bernard Berishës, trajnerit Ilir Daja i shtohet një tjetër “armë” në sulm, aty ku objektivi kryesorë i Dinamos përkon me fazën e grupeve në Conference League.
Me shumë gjasa sulmuesi 28-vjeçar do të jetë gati për duelin e parë në Poloni kundër Jagiellonia. “Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.
The post Ilir Daja blindon sulmin, Dinamo “i rrëmben” Egnatias bomberin appeared first on GIJOTINA.