Zjarr në fshatin ‘Katund i Vjetër’, flakët djegin masivin pyjor

Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile të Bashkisë Mirditë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve.

13 vatra zjarresh janë regjistruar në total në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht janë aktive 10 vatra zjarresh dhe 3 të tjera në monitorim.

The post Zjarr në fshatin ‘Katund i Vjetër’, flakët djegin masivin pyjor appeared first on Lapsi.al.