U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

Aventura e Arsid Krujës me fanellën e Vllaznisë nuk ka zgjatur as dy muaj. Mbrojtësi i cili bëri paraqitje tepër të mira në Superiore, është larguar nga ekipi shkodran ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi 32-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në Instagram. “Nga sot nuk jam më pjesë e Vllaznisë. I uroj suksese të gjithëve”, shkruan Kruja.

Ky i fundit nuk bindi trajnerin Edi Martini me paraqitjet e tij në kualifikueset e Conferene League. Kruja mbylli aventurën 2-vjeçare me Teutën duke u rikthyer te Vllaznia në korrik, por ky transferim nuk ishte në pritshmëritë e duhura.

The post U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia appeared first on GIJOTINA.