Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku një 56-vjeçar ka humbur pa gjurmë.
I zhdukur është Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, i cili sipas familjarëve kishte dalë për të kërkuar qenin e tij, por nuk është kthyer më. Ata kanë njoftuar Policinë e Elbasanit, e cila ka nisur menjëherë kërkimet në terren.
Paraprakisht dyshohet se gjatë lëvizjes në zonën me terren të vështirë, Toçi mund të ketë rënë në një kanion.
The post Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion appeared first on GIJOTINA.