Shoferi humb kontrollin e makinës në rrugën Maliq-Moglicë, lëndohet së bashku me pasagjeren

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, ku një 43-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin, e më pas ka dalë nga rruga.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Maliq-Moglicë”, shtetasi A. D., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. D., dhe shtetasja J. D., pasagjere në automjet të cilët po marrin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

gijotina.com/

The post Shoferi humb kontrollin e makinës në rrugën Maliq-Moglicë, lëndohet së bashku me pasagjeren appeared first on GIJOTINA.