Conference League/ Daja i Dinamos flet para ndeshjes me “Hajduk Split”: Duhet të shkojmë drejt golit

Numri një i stolit të Dinamos, Ilir Daja iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Hajduk Split në Conference League.

“Është një ndeshje më e vështirë se e para në Split. Arsyeja është se e nisim në disavantazh. Duhet të shkojmë drejt golit, por është shumë e vështirë.

Ata kanë një skuadër të fortë, për këtë ka meritë stafi teknik, por kanë edhe individë të mirë. Ne duhet të jemi të ekuilibruar në lojë. Sigurisht, nuk do të futemi të dorëzuar në fushë”, tha Ilir Daja.

gijotina.com/

The post Conference League/ Daja i Dinamos flet para ndeshjes me “Hajduk Split”: Duhet të shkojmë drejt golit appeared first on GIJOTINA.