Autoriteti i Veterinarisë: U dogjën nga zjarret 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh në Delvinë, Gramsh dhe Finiq! Po groposen

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve blegtorale, në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh.

Në fshati Sirakat, Njësia Administrative Mesopotam, është konstatuar djegia e një stalle me 4 viça të ngordhur, si dhe djegia e dy parqeve me bletë, përkatësisht me 140 dhe 57 zgjoje.

The post Autoriteti i Veterinarisë: U dogjën nga zjarret 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh në Delvinë, Gramsh dhe Finiq! Po groposen appeared first on www.lexo.al.