Zjarri i afrohet Uzinës së armëve në Poliçan, asnjë ndihmë nga ajri (VIDEO)

Një zjarr vazhdon sot qysh prej ditës së djeshme në qytetin e Poliçanit, për të dytë herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar mbrëmë 3 mjete dhe 15 zjarrfikës nga Beratit. Akoma nuk ka ndihmë nga ajri.

Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.

Pamjet tregojnë rrugën Mbrakull-Plirëz-Poliçan-Uzina armëve-drejtimi i Malit të Tomorrit.

 

gijotina.com/

The post Zjarri i afrohet Uzinës së armëve në Poliçan, asnjë ndihmë nga ajri (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.