(VIDEO) Armando Sadiku e nis me gol rikthimin e tij në Zvicër

Armando Sadiku e ka nisur me gol aventurën e tij te AC Bellinzona.

Sulmuesi 33-vjeçar realizoi në minutën e 33-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij ndaj FC Lausanne në javën e dytë të Challenge League.

Pavarësisht avantazhit, Bellinzona nuk arriti ta ruante rezultatin, duke u ndalur në një barazim 2-2.

Pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, ekipi zviceran gjendet në fundin e tabelës me vetëm një pikë.

Sadiku, i prezantuar më 30 korrik si afrimi më i bujshëm i merkatos për Bellinzonën, shihet si një nga armët kryesore të skuadrës për të përmirësuar ecurinë dhe për të synuar pozita më të larta në renditje gjatë sezonit.

https://www.instagram.com/reel/DNLbMM-Mxub/?utm_source=ig_web_copy_link

gijotina.com/

The post (VIDEO) Armando Sadiku e nis me gol rikthimin e tij në Zvicër appeared first on GIJOTINA.