Trafikonin kokainë nga Amerika, u zbuluan në SKY ECC, lëshohen 15 urdhër-arresti, 4 prej tyre janë në burgje

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës. Grupi trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Mësohet gjithashtu se urdhra-arresti janë lëshuar edhe për 4 persona që janë të burgosur, nën akuzë për vepra të tjera penale. Atyre u është komunikuar në qeli edhe arresti në kuadër të këtij operacioni.

Masat e sigurisë u lëshuan pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin e koduar “Sky ECC”. Hetimet e SPAK janë udhëhequr nga prokurori Vladimir Mara.

gijotina.com/

The post Trafikonin kokainë nga Amerika, u zbuluan në SKY ECC, lëshohen 15 urdhër-arresti, 4 prej tyre janë në burgje appeared first on GIJOTINA.