Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari ndëshkohet me 50 mijë lekë gjobë

Një 23-vjeçar është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë pasi u kap duke lëvizur me një automjet tip “G-Class” në breg të detit në plazhin e Vainit, Lezhë.

Ngjarja u bë publike pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale. Policia identifikoi dhe shoqëroi të riun në komisariat, ku iu vendos masa administrative. Autoritetet theksojnë rëndësinë e denoncimeve për shkelje të tilla dhe premtojnë reagim të menjëhershëm.

The post Me G-Class në breg të detit, 23-vjeçari ndëshkohet me 50 mijë lekë gjobë appeared first on Lapsi.al.