Kultivoi lëndë narkotike në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

Një 55-vjeçar është arrestuar në fshatin Lazarat pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Bëhet me dije se gjatë kontrollit, një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Arrestimi u krye pas monitorimeve me dron, si pjesë e operacionit “Koordinata” ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Kultivoi lëndë narkotike në banesë, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat appeared first on Lapsi.al.