Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një person/ Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme, pasi qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur një person. Policia bën me dije se në pranga është vënë edhe vëllai i tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën armën e zjarrit të përdorur në ngjarje, një sasi municioni luftarak dhe automjetin, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

The post Qarkullonte me armë zjarri dhe kanosi një person/ Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.