Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në zonën veriperëndimore reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.
Nga orët e pasdites deri në mbrëmje në zonën e veriperëndimore, pjesërisht në qendër e pjesërisht në jug reshjet pritet të jenë të rrëmbyeshëm me intensitet mesatar e të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull dhe shikim i reduktuar do të paraqitet kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore nga orët e mesditës e pasditë era fiton shpejtësi 12-15m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET
Temperaturat në °C
Sigla
Shkodër
6/16
Re shi
Kukës
3/15
Re shi
Lezhë
6/19
Re shi
Dibër
2/15
Re shi
Durrës
11/21
Re shi
Tiranë
11/20
Re shi
Elbasan
9/18
Diell re shi
Berat
7/21
Diell re shi
Vlorë
9/22
Re shi
Korcë
1/16
Diell re shi
Gjirokastër
8/18
Re shi
Sarandë
12/19
Re shi
The post Parashikimi i motit, 20 Nëntor 2024 appeared first on GIJOTINA.