Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

Situata e zjarreve në vend mbetet shqetësuese, me 26 vatra të evidentuara deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, 26 korrik. Prej tyre, 17 janë aktive ndërsa 9 të tjera po mbahen në monitorim nga autoritetet.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë flakët më të rrezikshme, por reagimi institucional në Shqipëri mbetet i vakët.

Shërbimet zjarrfikëse në Shqipëri përballet me pajisje dhe një flotë automjetesh tejet të vjetruara, duke nxjerrë në pah një problem të gjerë të mungesës së investimeve në infrastrukturën e emergjencave civile.

Edhe pse buxhetet lokale janë të detyruara me ligj të parashikojnë fonde për shërbimet e emergjencës, investimi mbetet i pamjaftueshëm, duke lënë zjarrfikësit të luftojnë flakët me mjete rrethanore. Shpesh herë i kemi parë zjarrfikësit duke punuar me lopata, në kushte tejet të vështira për shuarjen e flakëve.

Po ashtu, edhe Qeveria nuk investon në blerjen e avionëve për shuarjen e zjarrëve. Dhe si gjithmonë presim që shtetet fqinje të na ndihmojnë me avionë për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve, por që deri më tani askush nuk i ka hedhur sytë drejt nesh.

“Pamje që flasin vetë!

Emergjencat civile në Shqipëri janë në emergjencë!”- shkruan deputetja demokrate Ina Zhupa në një video ku shihen zjarrfikësit teksa punojnë me kushte rrethanore.

The post Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara appeared first on GIJOTINA.