Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën një 10-vjeçar, në gjendje të rëndë tre të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish.

Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Memaliaj! Ukrainasit me “Benz” përplasen me “Range Rover”-in, humb jetën një 10-vjeçar, në gjendje të rëndë tre të tjerë appeared first on www.lexo.al.